Kronika 9 October 2025, 21:21 Nga VNA

“Debate të ashpra në mbledhje…”/ Lala tregon ç’ndodhi në GJK për zgjedhjet e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
“Debate të ashpra në mbledhje…”/ Lala tregon

Gazetarja Klodiana Lala, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV tregoi detaje nga mbledhja e Gjykatës Kushtetuse për dekretin e presidentit të republikës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit. Ajo tregoi detaje nga mbledhja që vendosi pezullimin e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe deklaroi se ka patur debate të ashpra mes gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për nenin 115 të Ligjit për të zgjedhurit vendorë.

“Gjykata Kushtetuese mori sot vendim që të kalojë në seancë plenare kërkesën e zotit Veliaj që e cilëson si antikushtetues vendimin e këshillit bashkiak për ta shkarkuar dhe pezullim të dekretit të presidentit Bajram Begaj për dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme në datën 9 nëntor.

Ky vendim nuk afekton zgjedhjet për 5 bashkitë e pjesshme, por pezullon zgjedhjet në bashkinë e kryeqytetit.

Mbledhja e gjyqtarëve nuk është zhvilluar vetëm sot, ka patur mbledhje edhe dje dhe ka patur debate të forta për nenin 115 dhe sipas tij konsiderohej i pezulluar presidenti i republikës e dekretoi ditën e zgjedhjeve dhe Gjykata vendosi tas pezullojë dekretin për zgjedhjet e 9 nëjtorit në Tiranë dhe ta thërrasë z. Veliaj më 31 tetor. Sipas ligjit ai me avokatët edhe palët e tjera në proces si kryeministria dhe presidenca do të jenë për të dhënë agrumentet e tyre.

Nëse pezullimi i zotit Veliaj do të mbetet në fuqi automatikisht dhe më pas publikohet, i lind e drejta presidentit që të shpallë zgjedhjet në shkurt apo marsin e ardhshëm.

Me bisedat që kam bërë ka qenë debati për nenin 115 të ligjit për të zgjedhurit vendorë duke e zhveshur si i zgjedhur nga populli. Për mua dekreti ishte i paligjshëm, por gjykata edhe pse e vonuar, do të bëhej zgjatim i politikës nëse nuk do ta pezullonte. Debatet më të forta kanë qenë rreth nenit 115.

GJK nuk e bëri këtë dhe Veliaj përmes avokatëve e bëri dhe gjykata bëri pezullimin.

Sa i përket kërkeës së zotit Veliaj është bërë shpejt nga Gjykata Kushtetuese dhe ajo është brenda afateve ligjore. Brenda 31 tetorit gjykata do të vendosë nëse do t’i jepet mundësi Veliajt që të jetë në seancë.

Duhen 30 ditë për ta shpallur vendimin. Në 31 tetor përfundon seanca dhe pastaj pritet zbardhja e vendimit deri në fund të muajit dhjetor.

Në muajt shkurt-mars do të ketë një datë të re zgjedhjesh.

Ka patur pra debate të ashprta dhe fakti që ka zgjatur dy ditë e tregon këtë” – tha Lala./TPZ

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme