Kronika 2 February 2026, 13:32 Nga VNA

Debate në procesin ndaj Erion Veliaj, kryebashkiaku braktis sallën e gjyqit

Ndaje në Whatsapp

Debate në procesin ndaj Erion Veliaj, kryebashkiaku braktis sallën e

Debate të forta në Gjykatën e Posaçme gjatë seancës paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza penale, si korrupsion, pastrim parash apo fshehje e pasurisë.

Në seancë, avokatja e caktuar kryesisht kërkoi sërish kohë për t’u konsultuar me Veliajn, pasi me këtë të fundit ka patur kontakt në paraburgim vetëm 1 orë të premten dhe është e pamjaftueshme.

Artan Gjermeni kërkoi që të mundësohej që Erion Veliaj të shoqërohej ne gjykatë, kur të mund të konsultohet me avokaten kryesisht, ndërsa t’i sqarohej dhe pozita e tij proceduriale.

Në këtë valë debatesh mes palëve, SPAK kërkoi të kalojnë në konkluzionet përfundimtare duke arsyetuar se janë njohur me aktet. Në këtë moment, avokati i Veliajt është larguar nga salla, pasi pretendoi se e ka të paqartë poztiën e tij proceduriale.

Pas daljes nga gjykata të Gjermenit është larguar edhe kryebashkiaku Veliaj, i cili ka kërkuar edhe përjashtimin e trupit gjykuese dhe të avokates kryesisht.

Gjykata e Posaçme mbylli shqyrtimin paraprak të dosjes "Veliaj". Gjykata u tërhoq për vendim në seancën e 9 shkurtit në orën 12:00. Seanca u shty përtej afatit 5 ditor për shkak të kërkesës së Veliajt për përjashtim të gjyqtares, nëse e depoziton atë me shkrim.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme