Kronika 24 April 2026, 10:16 Nga VNA

Debat i ashpër për dosjen “Partizani”: Lala përplaset me Malltezin në “Opinion”

Ndaje në Whatsapp
Debat i ashpër për dosjen “Partizani”: Lala përplaset

Një debat i tensionuar është regjistruar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, gjatë një përplasjeje mes gazetares Klodiana Lala dhe Jamarbër Malltezit.

Debati u zhvillua në kuadër të diskutimit për çështjen “Partizani”. Gjatë emisionit, Lala theksoi se sot pyetja kryesore për opinionin publik është nëse Sali Berisha ka kryer korrupsion dhe nëse ai ka vënë institucionet në shërbim të dhëndrit të tij. Sipas saj, një tjetër pikë që kërkon përgjigje është mënyra se si u pasurua Jamarbër Malltezi. Ndërkohë, lidhur me kryeministrin Edi Rama, të gjithë të ftuarit në panel u shprehën se ai duhet të ishte pyetur më herët nga SPAK.

Debati u tensionua në momentin kur Lala ndërhyri gjatë fjalës së Malltezit, ndërsa ky i fundit reagoi duke thënë:
“Kur të mbarojë zhurmuesi, do të vazhdoj.”

Gazetarja i kërkoi menjëherë të ruante etikën në komunikim.
“Ju lutem, ruani etikën”, u shpreh Lala.

Malltezi reagoi duke e akuzuar se po e ndërpriste:
“Që nga momenti që më ndërpret fjalën, nuk po tregoni aspak etikë.”

Më pas gazetarja reagoi ashpër ndaj gjuhës së përdorur, duke theksuar se nuk pranonte fyerje.
“Unë nuk ju drejtohem kurrë me fjalë fyese dhe nuk pranoj, si nënë e dy fëmijëve, të më ofendoni. Tregoni respekt, sepse unë nuk ju kam ofenduar. Jam gazetare dhe po kërkoj llogari nga dhëndri i një personi që ka qeverisur këtë vend për 8 vite. Fyerjet tërhiqini mbrapsht, sepse nuk ju shkojnë as me statusin e pedagogut. Këtu e mbyll,” deklaroi Lala.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme