Kronika 2 March 2026, 11:13 Nga VNA

“Daily Mail”: Bandat shqiptare shesin cigare kontrabandë në Britani përmes TikTok dhe Facebook

Ndaje në Whatsapp
“Daily Mail”: Bandat shqiptare shesin cigare kontrabandë

Bandat shqiptare po përdorin rrjetet sociale si TikTok dhe Facebook për të shitur cigare me çmime të ulëta me “dërgesë ekspres” në shtëpitë britanike, sipas një hetimi të publikuar nga Daily Mail.

Hetimi zbuloi disa faqe në gjuhën shqipe që ofronin marka të njohura cigaresh për klientë në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas raportimit, cigaret përshkruheshin si të ardhura nga Shqipëria ose Greqia dhe shiteshin për 6–7 paund për paketë, ndërkohë që çmimi mesatar në tregun britanik arrin rreth 16 paund. Diferenca e madhe në çmim ngre dyshime se produktet janë kontrabanduar për të shmangur taksën e duhanit dhe mund të jenë edhe të falsifikuara.

Një nga llogaritë e identifikuara në TikTok dhe Facebook operonte me një emër që përkthehet si “paketa cigaresh shqiptare”, duke ofruar cigare nga Shqipëria dhe Greqia me shpërndarje direkte në banesë. Sipas gazetës, një gazetari iu ofruan paketa me çmim 6.50 paund, krahasuar me 17.75 paund që kushtojnë në supermarketet britanike. Një prej faqeve në TikTok është hequr pas raportimit nga media britanike.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme