Kronika 18 November 2025, 11:05 Nga VNA

Bylykbashi pas daljes nga SPAK: U pyeta si kallëzues për aferën e EcoParkut, për 21 janarin s’kam marrë ftesë

Ndaje në Whatsapp
Bylykbashi pas daljes nga SPAK: U pyeta si kallëzues për aferën e

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi jashtë ambienteve të SPAK se u pyet në cilësinë e kallëzuesit për aferën e EcoParkut që ka depozituar grupi parlamentar i PD-së. Ai tha se bëhet fjalë për një aferë miliona euro dhe, referuar asaj çfarë ka deklaruar kreu i SPAK, Dumani, hetimet për këtë çështje janë drejt fundit. Deputeti theksoi se përpara prokurorëve i qëndroi kallëzimit të bërë më herët.

I pyetur për ngjarjet e 21 janarit ku gjatë protestës së opozitës së kohës u vranë 4 qytetarë, Bylykbashi, që mbante detyrën e shefit të kabinetit të kryeministrit të kohës Sali Berisha, tha se nuk ka marrë një ftesë nga SPAK dhe se në atë kohë është ndodhur jashtë vendit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme