Kronika 25 September 2025, 21:42 Nga VNA

Britani/ Goditet rrjet kanabisi i drejtuar nga shqiptarë, 7 të dënuar me gati 40 vite burg

Ndaje në Whatsapp
Britani/ Goditet rrjet kanabisi i drejtuar nga shqiptarë, 7 të

Një rrjet i mirëorganizuar i prodhimit dhe shpërndarjes së kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar, i drejtuar nga shtetas shqiptarë, është goditur nga autoritetet britanike.

Pas një hetimi disavjeçar të Policisë së West Midlands dhe Njësisë Rajonale për Krimin e Organizuar, shtatë persona janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me një total prej afro 40 vitesh burg.

Hetimet nisën në maj të vitit 2022 dhe zbuluan një strukturë kriminale që kultivonte dhe shpërndante lëndë narkotike në shkallë të gjerë në të gjithë territorin e Britanisë.

Të dënuarit janë:

Erikson Kararaj, 34 vjeç, nga Birmingham – 8 vite burg
Arben Sinjari, 48 vjeç, nga Birmingham – 7 vite burg
Islam Toro, 31 vjeç, nga Tipton – 5 vite e 8 muaj burg
Klajdi Zyka, 28 vjeç, nga Darlaston – 5 vite burg
Qemal Sakaj, 29 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 6 muaj burg
Avdulla Delbashi, 31 vjeç, nga Birmingham – 4 vite e 4 muaj burg
Soni Gremshi, 37 vjeç, nga Birmingham – 3 vite e 4 muaj burg.

Sipas autoriteteve britanike, operacioni ka shënuar një prej goditjeve më të mëdha ndaj kultivimit dhe shpërndarjes së kanabisit të organizuar nga grupe kriminale shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme