Kronika 5 January 2026, 22:13 Nga VNA

Brenda pak orësh vodhi taksistin në Tiranë dhe grabiti një karburant në Fushë-Krujë, i riu shpallet në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Brenda pak orësh vodhi taksistin në Tiranë dhe grabiti një

Pasditen e sotme është shënuar një grabitje me armë zjarri në një pikë karburanti në Fushë-Krujë. Autori i dyshuar, i cili drejtonte një taksi, ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit, duke u marrë paratë e xhiros ditore.

Sipas informacioneve zyrtare, i riu është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga policia, ndërsa dyshohet se ka kryer dy vjedhje brenda pak orëve.

Fillimisht, ai ka marrë një taksi në Tiranë, duke i kërkuar shoferit që ta dërgonte në Fushë-Krujë. Në afërsi të Tapizës, i riu ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë vetë drejtimin e mjetit, ndërsa shoferin e ka lënë në një zonë të largët, duke i marrë paratë dhe telefonin celular.

Më pas, me automjetin e grabitur, autori është drejtuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit, ku nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka marrë punonjësve paratë e xhiros ditore.

Pas grabitjes, i riu ka braktisur mjetin e vjedhur pranë një xhamie në Fushë-Krujë dhe është larguar, duke humbur gjurmët. Policia vijon kontrollet për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme