Kronika 5 January 2026, 20:58 Nga VNA

Biznes kokaine me “delivery”, shqiptari me precedentë kapet duke e dorëzuar mallin

Ndaje në Whatsapp
Biznes kokaine me “delivery”, shqiptari me precedentë kapet

Në një operacion të zhvilluar në lagjen San Fruttuoso, Policia e Shtetit arrestoi një 40-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili u kap në flagrancë teksa po dorëzonte kokainë në banesën e një klienti. Pas një sërë hetimesh dhe vëzhgimesh nga skuadra mobile, u konstatua se i arrestuari kishte ngritur një aktivitet të qëndrueshëm shpërndarjeje droge, duke ofruar në disa raste edhe shërbim “delivery”.

Gjatë një vëzhgimi pranë banesës së tij, policia e ndoqi 40-vjeçarin nga momenti kur hipi në autobus me një pako në dorë, deri në një pallat në San Fruttuoso. Sapo ai trokiti në derën e apartamentit ku dyshohej se do të kryhej shitja, ndërhyri policia. Në përpjekje për t’u shpëtuar forcave të rendit, ai tentoi të hidhte paketën brenda banesës, por droga u sekuestrua. Brenda saj u gjetën mbi 40 gramë kokainë. I arrestuari, i njohur më parë për precedentë penalë, u dërgua në burgun e Marassit, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme