Kronika 31 March 2026, 10:04 Nga VNA

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin”, Merr detyrën Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Ndaje në Whatsapp
“Betohem për të mbajtur me nder flamurin”, Merr

Pas betimit zyrtar në krye të Policisë së Shtetit, drejtori i ri, Skënder Hita, mbajti fjalimin e tij të parë, ku theksoi përgjegjësinë e lartë që merr me këtë detyrë.

“Betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit. Betohem!”, u shpreh ai gjatë ceremonisë, ku ishin të pranishëm ministra dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.

Hita e cilësoi ditën e betimit si një moment të rëndësishëm në karrierë, duke theksuar se ka nderin të drejtojë institucionin më të lartë të rendit në vend. Ai falënderoi kryeministrin dhe qeverinë për besimin, si dhe shprehu mirënjohje për efektivët e policisë që shërbejnë çdo ditë në terren.

Drejtori i ri u zotua se sfida kryesore do të jetë rritja e besimit të qytetarëve dhe thellimi i rezultateve, duke deklaruar një luftë të pakompromis ndaj korrupsionit, sidomos brenda radhëve të policisë.

“Forcimi i rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin e vendit janë misioni im”, theksoi Hita.

Gjatë ceremonisë, ministri i Brendshëm i la drejtuesit të ri tre mesazhe të qarta: Forconi profesionalizimin në çdo hallkë të policisë. Thelloni luftën kundër paligjshmërisë.Garantojeni që Policia të mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe jo mbi ta

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme