Kronika 17 November 2025, 14:02 Nga VNA

Berisha bën lëvizjen e radhës për të shmangur dëshmin në SPAK për “21 Janarin”

Ndaje në Whatsapp
Berisha bën lëvizjen e radhës për të shmangur
Sali Berisha

Sali Berisha i shmanget sërish SPAK duke tentuar të mos japë dëshmi për ngjarjet e 21 janarit 2011, ku gjatë demonstratës së opozitës së kohës 4 qytetarë u vranë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

SPAK e njoftoi për të tretën herë që të paraqitej më 21 nëntor, të premten, për të dëshmuar si person në dijeni. Urdhër-thirrja iu komunikua kur Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për dosjen Partizani.

Zyrtarisht SPAK tha se ish-kryeministri e firmosi urdhër-thirrjen. Por, pak orë më vonë, Berisha njoftoi prokurorinë e posaçme se të premten do të jetë për vizitë jashtë vendit dhe për këtë arsye kërkon që t’i caktohet një datë e re.

Berisha refuzoi dy fletëthirrje të mëparshme duke mos dhënë dëshmi për vrasjet e 4 protestuesve, duke çelur edhe një front të ri përplasjeje me prokurorinë e posaçme.

Por a do të mund ta shmangë Sali Berisha përballjen me prokurorët e SPAK për vrasjet e 21 janarit?

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme