Kronika 14 October 2025, 16:18 Nga VNA

Beqaj vazhdon ankesat në GJKKO për provat: S'kam si mbrohem, na duhet një Diellë

Ndaje në Whatsapp
Beqaj vazhdon ankesat në GJKKO për provat: S'kam si mbrohem, na

Ish-ministri i Shendetësisë Ilir Beqaj, i akuzuar për koncesionin e Sterilizimit vijon debatet në GJKKO pas ndryshimit të akuzës nga gjyqtarja e seancës paraprake.

Ndaj tij është ngritur akuza "vjedhje" duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit kriminal.

Beqaj pretendoi në seancë se procesverbalet janë të paplota.

"Nuk i kam marrë ende të gjitha procesverbalet. Jam në një situatë që nuk di si do mbrohem. Procesverbalet ja kam kërkuar gjykatës së mëparshme me insistim", tha ai.

Beqaj kërkoi CD e regjistrimit audio gjatë seancave paraprake aty ky është bërë diskutimi i akuzës.

Avokati i Beqajt tha se klienti i tij është në pamundësi për t'i dëgjuar debatet e seancës të regjistruara në audio.

"Na duhet një "Djellë " mesa duket, se CD duhet ti marrësh kundrejt tarifës, pra i bie të blesh akuzën. Do i bëj kërkesë gjykatës që të më sjellë kompjuter t'i dëgjoj por duhet të urdhëroni drejtorinë e  Burgjeve që të ma lejojë", theksoi më tej ai.

Gjykata pasi dëgjoi palët vendosi ta shtyjë procesin për t'i dhënë kohë avokatëve të Beqajt që të bëjnë kërkesat e tyre me qëllim për të marrë CD e seancave paraprake. Seanca e radhës u shty për në datën 30 tetor.

 

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme