Kronika 3 February 2026, 11:47 Nga VNA

Banorët e Tërovës dhe Pendavinjit në Maliq protestojnë për ujin e pijshëm

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Tërovës dhe Pendavinjit në Maliq protestojnë

Banorët e fshatrave Tërovë dhe Pendavinj kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë për shkak të cilësisë së ujit të pijshëm, i cili prej dy javësh sipas tyre ka një erë shumë të rëndë dhe është i papijshëm për konsum. Ata shprehen se kjo situatë e bën të pamundur përdorimin e ujit edhe për gatim.

“Kemi 3 javë që kemi probleme me ujin e pijshëm. Është problem i vështirë që nuk i japim dot zgjidhje. Burimi është bërë në vitin 1977, mbase shkak janë reshjet e shumta. Banorët kanë blerë ujë, çfarë të bëjmë?”, është shprehur një banor.

Banorët e Tërovës dhe Pendavinjit, të cilët së bashku janë rreth 1,500 persona, kanë qenë të detyruar të blejnë ujë për konsum, duke rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre. Një tjetër banor i moshuar shprehu shqetësimin për ndikimin që ka kjo situatë në jetën e përditshme.

“Po bën dy javë me aromë të keqe, e për të gatuar blejmë. E vështirë për çdo gjë. E rrobat kur i lajmë, janë me aromë të keqe. Ujë kemi, kemi 24 orë, por ka 15 ditë që ka erë të rëndë, nuk pihet. Këta që janë kompetentë ta gjejnë zgjidhjen. Po blemë ujë, kosto për ne janë shumë të larta. Me pensione jemi, vetëm pleq kemi ngelur. Nuk kemi nga ja mbajmë.”

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme