Kronika 24 August 2025, 11:24 Nga VNA

Banorët e Selenicës protestojnë për mungesën e rrugës: Nuk presim më

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Selenicës protestojnë për mungesën e

Banorët e disa fshatrave të bashkisë Selenicë, në qarkun e Vlorës, kanë protestuar këtë të diel për mungesën e infrastrukturës rrugore. Protesta paqësore u zhvillua në hyrje të rrugës së degraduar që lidh fshatrat Velca, Matogjini, Bashaj, Vërmiku dhe Ramica, me gjatësi rreth 10-15 kilometra.

Banorët, të pajisur me pankarta me thirrje si “Duam Rrugë”, “Nuk presim më” dhe “Kërkojmë Investime”, kërkuan ndërhyrje urgjente për rehabilitimin e segmentit që prej vitesh nuk ka parë asnjë investim.

Për disa minuta, ata bllokuan simbolikisht edhe rrugën hyrëse të fshatrave, për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve ndaj problematikës së tyre të kahershme.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme