Kronika 27 February 2026, 13:34 Nga VNA

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, dy persona lëndohen gjatë përplasjeve me policinë

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Rrjollit sërish në protestë, dy persona

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë në ditën e 25-të të tubimit të tyre, duke u përplasur me forcat e policisë. Ata kanë marshuar drejt kantierit ku ka nisur ndërtimi i resortit dhe kanë bllokuar fadromat e kompanisë që po kryen punimet.

Gjatë tensioneve dhe shtyrjeve me policinë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Banorët shprehen të shqetësuar për përplasjet dhe kërkojnë ndërprerjen e punimeve deri në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin mbi ndërtimin e resortit. Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për incidentin.

Prej një muaji, banorët e Rrjollit protestojnë kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue Borgo” nga biznesmeni Bashkim Ulaj, duke pretenduar se projekti po zhvillohet mbi tokat e tyre. Përplasjet mes banorëve dhe policisë janë shtuar dita-ditës, ndërsa ata përpiqen të bllokojnë punimet e kompanisë “Gener 2”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme