Kronika 10 January 2026, 19:19 Nga VNA

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia Berat nuk hap kanalet, rrezikon të përmbytet fshati

Ndaje në Whatsapp

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia Berat nuk

Banorët e fshatit Çiflik, në bashkinë Berat, kanë protestuar këtë të hënë, duke akuzuar bashkinë për mbylljen e kanaleve kulluese, situatë që sipas tyre po u rrezikon drejtpërdrejt banesat.

Sipas protestuesve, bllokimi i kanaleve ka bërë që uji të devijojë dhe të përfundojë brenda shtëpive, duke shkaktuar përmbytje të përsëritura. Ata thonë se vetëm gjatë këtij muaji janë përballur me tre përmbytje, ndërsa gjendja po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.

“Bashkia po na mbyt. Kanë mbyllur kanalet dhe uji po na futet nëpër banesa. Kemi kërkuar ndihmë, por askush nuk ka reaguar”, shprehen banorët.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë urgjentisht, duke theksuar se situata përbën rrezik serioz për jetën dhe pronën e tyre.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme