Kronika 8 April 2026, 12:42 Nga VNA

Banorët e Baks-Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së Shkodrës për vonesat në hetime për resortin turisti

Ndaje në Whatsapp

Banorët e Baks-Rrjollit protestojnë para Prokurorisë së

Banorët e Baks-Rrjollit dolën në protestë këtë të mërkurë përpara Prokurorisë së Shkodrës, duke kërkuar përfundimin e vonesave njëvjeçare në hetimet që lidhen me pronat e tyre. Ata akuzuan publikisht se çështja po mbahet e bllokuar në institucion dhe se hetimet janë devijuar me qëllim, përmes ndryshimit të mënyrës së pyetjeve drejtuar ekspertëve topografë.

Protestuesit kërkuan një takim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e prokurorisë dhe paralajmëruan se nuk do të ndalen derisa çështja të zbardhet plotësisht. Tensionet janë rritur edhe më shumë pas një ngjarjeje të ndodhur një ditë më parë në Lezhë, ku Gëzim Pjeshka, një nga përfaqësuesit aktivë të zonës, u shoqërua në polici gjatë një aktiviteti ku ishte i pranishëm kryeministri Rama.

Në një deklaratë për mediat, Pjeshka e cilësoi ndërhyrjen e policisë si të pajustifikuar, duke e interpretuar si presion ndaj komunitetit që kundërshton projektin e ndërtimit të një resorti turistik. Prej rreth tre muajsh, banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar qëndresën e tyre kundër këtij projekti, të cilin e konsiderojnë si cenim të pronave dhe dëmtim të mjedisit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme