Kronika 5 August 2025, 18:01 Nga VNA

“Bankers”, Apeli shtyn për nesër vendimin për masat ndaj 10 të dyshuarve: Çështje komplekse

Ndaje në Whatsapp
“Bankers”, Apeli shtyn për nesër vendimin për masat

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka shtyrë për nesër vendimin për masat e sigurisë ndaj 10 të dyshuarve në lidhje me skandalin e “Bankers”, me arsyetimin se çështja është shumë komplekse.

Për këtë çështje janë arrestuar drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Hongping Xiao, dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Pesë persona të tjerë ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa tre të tjerë janë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur.

Prokuroria e Fierit ka firmosur gjithsej 14 masa sigurie, ndërsa disa prej drejtuesve dhe ish-drejtuesve të kompanisë ndodhen ende në kërkim.

Sipas Prokurorisë, kompania “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka fryrë fiktivisht shpenzimet nga viti 2004 deri në fund të vitit 2024, duke rezultuar me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur për një periudhë prej 20 vitesh.

Nga hetimet rezulton se kompania ka eksportuar dhe shitur naftë me vlerë rreth 532 miliardë lekë, ose afërsisht 5 miliardë euro, por ka deklaruar humbje në shumën prej 11 miliardë lekësh, ose rreth 110 milionë euro, përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme