Kronika 26 September 2025, 18:30 Nga VNA

Baki Goxhaj dorëzon kallëzim penal në SPAK kundër kryerabinit të Shqipërisë

Ndaje në Whatsapp
Baki Goxhaj dorëzon kallëzim penal në SPAK kundër

Aktivisti Baki Goxhaj ka dorëzuar në SPAK një kallëzim penal kundër kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan. Denoncimi është bërë pas një pune disa mujore të juristëve të organizatës britanike International Centre of Justice for Palestinians (ICJP), në bashkëpunim me një grup juristësh vendas.

Sipas kallëzimit, Kaplan akuzohet për përfshirje fizike në luftimet në Gaza, për propagandë publike pro genocidit dhe për rekrutimin e shtetasve shqiptarë për të luftuar në radhët e forcave izraelite.

Ai është kallëzuar për disa vepra penale të rënda:
• Gjenocid (neni 73 i Kodit Penal)
• Krime kundër njerëzimit (neni 74)
• Krime lufte (neni 75)
• Nxitje dhe propagandë për akte terroriste (neni 232/a)
• Organizim për pjesëmarrje në veprime luftarake në një shtet të huaj (neni 265/b)
• Thirrje për pjesëmarrje në veprime luftarake të dhunshme në një shtet të huaj (neni 265/c).

Në cilësinë e përfaqësuesit të ICJP-së në Shqipëri, Goxhaj i ka bërë thirrje drejtësisë shqiptare që ta trajtojë çështjen me seriozitet dhe të mos intimidohet përballë presioneve të mundshme.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme