Kronika 27 August 2025, 18:19 Nga VNA

Babai u vrau nënën para syve, katër fëmijët e Marjola Nakolecit do të jenë nën kujdestarinë e tezes së tyre

Ndaje në Whatsapp
Babai u vrau nënën para syve, katër fëmijët e Marjola

Katër fëmijët e 36-vjeçares Marjola Nakoleci, e cila u vra në mënyrë tragjike në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, pritet të zhvendosen në ishullin e Skiathos, ku kujdestaria e tyre do t’i besohet tezes së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e kaluar, kur 40-vjeçari vrau gruan e tij. Avokatja e familjes ishte e pranishme në gjykatën e Volos dhe bëri me dije se procesi ligjor për dhënien e kujdestarisë tek motra e viktimës është në përfundim, me vetëm disa detaje të mbetura për tu zgjidhur.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nesër në mëngjes nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Volos.

Shërbimi Social ka përgatitur një raport pozitiv për dhënien e kujdestarisë tezes së fëmijëve, e cila jeton dhe punon në Skiathos.

Gjithashtu, të katër fëmijët kanë shprehur dëshirën për të qëndruar me tezen e tyre, ndonëse janë ende në gjendje shoku pas kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme