Kronika 20 October 2025, 22:38 Nga VNA

Avokati Ulian Barjami: Arrestimi im ishte i paligjshëm, pamjet filmike nxorrën zbuluar hetimet

Ndaje në Whatsapp
Avokati Ulian Barjami: Arrestimi im ishte i paligjshëm, pamjet filmike

Avokati Ulian Barjami ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin “Top Story” në Top Channel, vetëm pak orë pas lirimit të tij me urdhër të Prokurorisë. Ai deklaroi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm dhe rrëfeu detajet e seancës së masës së sigurisë që u zhvillua të premten, ku mbrojti klientin e tij.

Barjami tregoi se seanca, e cila u zhvillua tre ditë pas arrestimit, ishte shumë e gjatë dhe përmbante mospërputhje të shumta në aktet e paraqitura. “Konstatova që asnjë nga aktet nuk përputhej me njëri-tjetrin,” tha ai, duke shtuar se gjykata po ashtu e vuri re këtë fakt.

Në seancë u paraqitën pamjet e kamerave të sigurisë nga lokali ku ndodhi ngjarja, të cilat, sipas avokatit, dëshmuan se klienti i tij nuk kishte kundërshtuar policinë, kundër akuzës së ngritur për këtë veprim. “U provua një skandal, nuk kishte vepër penale nga klienti im, por nga policia dhe prokuroria për procesverbalin e mbajtur,” deklaroi Barjami, duke theksuar se hetimet për këtë çështje vazhdojnë.

Avokati foli gjithashtu për reagimin e prokurorit gjatë seancës, i cili sipas tij kishte qëndrim agresiv dhe kërcënoi se arrestimi i tij ishte i paligjshëm dhe se nuk kishte atribut për ta arrestuar. Barjami tha se nuk do të heqë dorë nga ndjekja e çështjes, pavarësisht vendimit për lirimin e tij.

Ai përfundoi duke theksuar se nuk do të bëjë kallëzim ndaj kolegëve të tij dhe se nuk do të mbrojë klientë që kryejnë krime ndaj të miturve, duke respektuar parimet e tij profesionale.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme