Kronika 1 August 2025, 12:16 Nga VNA

Avokati i Popullit nis hetimet pas ankesës së Veliajt për shkelje të të drejtave në paraburgim

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Popullit nis hetimet pas ankesës së Veliajt për shkelje

Avokati i Popullit nis verifikimet në paraburgimin e Durrësit pas ankesës së bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Komisioneri për parandalimin e Torturës, Ahmet Prenci, ka marrë kontakt me të paraburgosurin Veliaj dhe ka dëgjuar nga afër pretendimet e tij. Veliaj, përmes ankesës së bërë publike, thotë se iu shkelën të drejtat gjatë shoqërimit në klinikën private ku bëri kolonoskopinë.

Komisioneri Prenci ndërkohë është duke verifikuar dhe kushtet dhe trajtimin që i bëhet në paraburgim kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sipas planit të hetimit të rastit, Prenci ka parashikuar takim të dytë me Veliajn, ndërsa ka kërkuar zyrtarisht të gjithë praktikën e ndjekur për shoqërimin e tij nga paraburgimi drejt klinikës. Veliaj iu nënshtrua disa analizave mjekësore të rekomanduara nga mjekët.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme