Kronika 18 December 2025, 16:57 Nga VNA

Autoriteti i Konkurrenës 'amniston' kompaninë e Allajbeut/ Hetoi 6 subjekte të grumbullimit të frutave, por jo atë të Tiranës

Ndaje në Whatsapp

Autoriteti i Konkurrenës 'amniston' kompaninë e Allajbeut/

Autoriteti i Konkurrencës njoftoi ditën e djeshme se kishte gjobitur gjashtë kompani të shitjes me shumicë të fruta-perimeve, pasi kishin diktuar çmimet në dëm të fermerëve. Ndaj tyre, Konkurrenca ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës për secilën kompani.

Por hetimi i cili përveçse ishte i vonuar, duket se ka amnistuar tregun më të madh agro-ushqimor të Shqipërisë që ndodhet në Tiranë dhe që menaxhohet nga kompanisë EKMA, në pronësi të biznesmenit, Klodian Allajbeu.

Konkurrenca gjobiti gjashtë kompani të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, por jo tregun monopol të kryeqytetit që mbledh sasinë më të lartë të prodhimit bujqësor të fermerëve vendas.

Për më tepër, kompania e Allajbut që administron Tregun Agroushqimor të kryeqytetit,  7 vite më parë u gjobit nga A.K. me një gjobë që kap vlerën e 430 mijë eurove, por që deri më tani përmbaruesit kanë arritur t’i marrin vetëm 24 mijë euro. Abuzimet në këtë treg nisën me vlerën e qirave, çmimin e dritave dhe të ujit që ishte shumë herë më të lartë se çmimi i vendosur nga UK dhe OSHEE.

Por pavarësisht kësaj historie, Autoriteti i Konkurrencës kësaj here qëndroi larg këtij tregu.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme