Kronika 23 January 2026, 11:12 Nga VNA

Automjetet luksoze të Ervis Martinajt në përdorim të institucioneve shtetërore

Ndaje në Whatsapp
Automjetet luksoze të Ervis Martinajt në përdorim të

Automjetet luksoze të bosëve të krimit që janë sekuestruar nga SPAK janë shpërndarë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe po përdoren nga institucione qendrore dhe vendore.

Makinat e mbretit të kumarit Ervis Martinaj, i zhdukur pa gjurmë në 2022, i janë lënë në përdorim një bashkie të vogël, me qëllim që t’i përdorin për çështjet institucionale.

“Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka aktualisht në administrim 190 pasuri të luajtshme, të përbëra nga automjete, motomjete dhe mjete lundruese. Gjatë vitit 2025, nga kjo kategori pasurish:

45 mjete i janë dhuruar institucioneve shtetërore, me vendim të Komitetit për kalimin e pronësisë pa pagesë;
32 mjete administrohen me qira, të cilat janë vënë në dispozicion të institucioneve shtetërore;
11 automjete janë kaluar në përdorim të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK”, tha AAPSK gjatë një përgjigjeje zyrtare për VNA.

Sipas këtij institucioni, në total për vitin 2025, janë trajtuar 88 mjete nëpërmjet formave të ndryshme të administrimit dhe përdorimit institucional.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme