Kronika 1 February 2026, 10:23 Nga VNA

Arsenali i armëve në Selitë, zbulohet e kaluara kriminale e dy prej të arrestuarve

Ndaje në Whatsapp
Arsenali i armëve në Selitë, zbulohet e kaluara kriminale e dy

Glories Nezaj, i cili konsiderohet si personi kyç i lidhur me arsenalin e armëve të zbuluar në Tiranë, rezulton me precedentë penalë të mëparshëm.

Në vitin 2023, ai u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Klienti”, në një lokal në rrugën “Isuf Elezi”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti armë dhe municion. Më herët, Nezaj ishte arrestuar edhe për kanosje me armë.

Ndërkohë, rreth 10 vite më parë, Klevin Çaushi u dënua së bashku me babain e tij për mashtrimin e Flamur Ymerit. Ky i fundit i kallëzoi babë e bir, duke pretenduar se ata i kishin marrë shumën prej 252 mijë eurosh përmes kontratave noteriale, me premtimin se do t’i investonin në blerjen e një fabrike në Bosnje. Sipas kallëzimit, paratë nuk iu kthyen asnjëherë.

Flamur Ymeri u bë mjaft i njohur për policinë dhe opinionin publik në atë periudhë, pas vrasjes me armë zjarri të dy të rinjve, Adnand Luli dhe Ervin Shaba, brenda banesës së tij. Për këtë ngjarje, Ymeri u dënua me 10 muaj burg.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme