Kronika 26 January 2026, 16:59 Nga VNA

Arrestohet pas disa orësh 56-vjeçari që plagosi me thikë vajzën e tij në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet pas disa orësh 56-vjeçari që plagosi me thikë

Është arrestuar pas disa orësh 56-vjeçari me inicialet M. N. në Durrës, i cili dyshohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në lagjen nr. 12 të qytetit të Durrësit, ku 56-vjeçari dyshohet se e ka plagosur vajzën e tij me thikë në rrugë. Gjatë incidentit, ai ka goditur me thikë edhe një shtetas tjetër, O. M., i cili ka ndërhyrë për ta ndaluar në momentin e sulmit.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e mbetur në tentativë, “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme