Kronika 1 August 2025, 14:57 Nga VNA

Arrestohet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt, ekzekutori i huaj në arrati

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet një nga autorët e vrasjes së Renato Hoxhajt,

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Në gjurmë”, duke vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së ndodhur më 27 prill 2025 në qytetin e Vlorës.

I arrestuari është shtetasi Kleanth Bylyku, i njohur edhe me aliasin Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë. Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen me armë zjarri të shtetasit Renato Hoxhaj, 58 vjeç, ngjarje e ndodhur rreth orës 06:20 të mëngjesit, pranë Poliklinikës së qytetit, në lagjen “Hajro Çakërri”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, rezulton se i arrestuari është pjesëtar i një grupi kriminal që vepron në fushën e krimeve të rënda dhe është i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Në bazë të provave të siguruara, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendim të datës 30 korrik 2025, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet ka rezultuar se ekzekutori i dyshuar i krimit është një shtetas i huaj, aktualisht i shpallur në kërkim.
Policia e Vlorës vijon intensivisht veprimet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të dyshuar, me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme