Kronika 23 August 2025, 15:59 Nga VNA

Arrestohet në Volos shqiptari që vrau gruan para syve të 4 fëmijëve

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Volos shqiptari që vrau gruan para syve të 4

Panateli Nkaoleci, i cili vrau bashkëshorten e tij një ditë më parë në Volos para syve të katër fëmijëve, është vënë në pranga këtë të shtunë. Policia greke konfirmoi arrestimin e tij në rrugën Pagason, vetëm 200 metra larg vendit ku ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas burimeve, ai ishte fshehur në një parking pas vrasjes dhe arriti të largohej nga skena e krimit pa lënë gjurmë.

Autoritetet greke bëjnë me dije se Nkaoleci kishte një histori të rënduar psikiatrike. Në qershor të vitit 2025 ai kishte tentuar të vetëvritej, çka solli shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike.

Video

Tensionohet situata para Kryeministrisë policia shpërndan protestuesit me makinën e ujit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme