Kronika 19 November 2025, 09:07 Nga VNA

Arrestohet në Rinas shqiptari i dënuar me 30 vite burg në Itali; fshihej prej vitesh në SHBA

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Rinas shqiptari i dënuar me 30 vite burg në Itali;

Policia e Shtetit ka finalizuar një tjetër operacion të suksesshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar, duke arrestuar në aeroportin “Nënë Tereza” shtetasin shqiptar Kamer Duhanxhiu, 44 vjeç, i dënuar në Itali me 30 vite burg për “Vrasje”, “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Vrasje të mbetur në tentativë”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në qytetin e Asti-t.

Duhanxhiu rezultonte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999 dhe prej shumë vitesh ishte fshehur në SHBA. Falë bashkëpunimit mes Fast Albania, Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të SHBA-së, Policisë Kriminale Italiane dhe ICE në SHBA, ai ishte arrestuar më herët këtë vit në Florida.

Më 19 nëntor 2025, Duhanxhiu u deportua nga SHBA drejt Shqipërisë me fluturim çarter, ku u ndalua menjëherë në Rinas, në bazë të urdhrit të arrestit ndërkombëtar dhe “kartelës së kuqe” të Interpolit.

Ai pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij 30-vjeçar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme