Kronika 27 October 2025, 13:35 Nga VNA

Arrestohet në Britani Xhuljano Hoxha, i shpallur në kërkim për kultivim droge dhe krim të organizuar

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Britani Xhuljano Hoxha, i shpallur në kërkim

Shtetasi Xhuljano Hoxha është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë, me vendimin e datës 22 prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale: Kultivimi i bimëve narkotike, Grupi i strukturuar kriminal, Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

Sipas hetimeve, Hoxha dyshohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike në sera në fshatin Drenovicë, Berat, gjatë vitit 2022, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Manchester, pritet të organizojë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme