Kronika 24 September 2025, 10:48 Nga VNA

Arrestohet në Astir Marjan Hema, i dënuar 5 herë; dyshohet për vjedhje automjetesh

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Astir Marjan Hema, i dënuar 5 herë; dyshohet

Marjan Hema u arrestua mbrëmjen e djeshme në Astir pasi dyshohet se vidhte makina dhe targa dhe ua shiste grupeve kriminale. I dënuar 5 herë për vjedhje e armëmbajtje, Hema ishte shpallur në kërkim për vjedhje automjetesh.

Më herët Hemës i ishte zbuluar një arsenal armësh në një stan dhe dyshohet se furnizonte Bandën e Lushnjes.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë:

Ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim M. H., 48 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-gusht 2025, ka vjedhur 3 motomjete në Durrës, Kuçovë dhe Lushnjë. 48-vjeçari u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë;

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme