Kronika 16 February 2026, 19:34 Nga VNA

Arrestohet italiani Cosimo Notaristefano në aksionin e SPAK kundër call center-it të mashtrim

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet italiani Cosimo Notaristefano në aksionin e SPAK kundër

Një shtetas italian është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, që operonte në një nga kullat e kryeqytetit.

I ndaluari është Cosimo Notaristefano, i cili dyshohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale në kuadër të një grupi të organizuar që mashtronte qytetarë të huaj, duke u shkaktuar atyre dëme prej miliona eurosh përmes investimeve fiktive në bursat Forex.

Arrestimi është kryer nga policia me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërsa operacioni vijon.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal.

Operacioni kundër mashtrimeve përmes call center-ave të ngritur në Shqipëri ka çuar në dhjetëra arrestime, ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim ose janë nën hetim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme