Kronika 16 January 2026, 15:34 Nga VNA

Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj

Ndaje në Whatsapp
Arratisja e Altin Ndocit/ Arrestohet ish-drejtori i burgut të

Indrit Cerloj, ish-drejtor i burgut të Durrësit u arrestuar këtë të premten nga policia nën dyshimet për shpërdorim detyre, pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali rajonal i Durrësit. Masa ndaj tij ishte marrë nga gjykata në mungesë dhe u zbatua ditën e sotme, në një kohë që ministri i drejtësisë kishte vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Në arrest shtëpie u dërgua dhe mjekja e burgut, Ylfete Sema 65 vjeçe, po ashtu nën dyshimet për shpërdorim detyre. Pas arratisjes të krahut të armatosur të organizatës kriminale të Franc e Hajdar Copjas, në pranga përfunduan dhe tetë zyrtarë të burgut.

Sipas prokurorisë Cerloj ka shpërdoruar detyrën lidhur më mënyrën e shoqërimit të Ndocit nga burgu në spital për vizitë mjekësore, duke anashkaluar njoftimin e eprorëve dhe policisë së Shtetit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme