Kronika 11 October 2025, 14:50 Nga VNA

Arrestohet biznesmeni Sino Llanaj pse kreu punime pa leje në pallatin e tij në Yzberisht

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet biznesmeni Sino Llanaj pse kreu punime pa leje në pallatin e tij

Arrestohet biznesmenit Sino Llanaj, për shkak se ka kryer punime pa leje ndërtimi në hapësirën e përbashkët të një pallati në ndërtim.

Më herët IMT deklaroi se e ka bllokuar dhe pritet të shembë ndërtimin mbi 4 mijë metra katrorë të kryer nga ndërtuesi Llanaj.

“Në njësinë nr. 14, në lagjen e Astirit, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake bllokuan 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje, ndërsa ka nisur procedura për shembjen e objektit. Pallati, i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit”, tha nënkryetari i bashkisë së Tiranës Blendi Sula.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit.

Sino Llanaj ka patur shpesh konflikte e përplasje me banorët apo bashkëpronarët e pallateve. Në 2021 ai mbeti i plagosur për një përplasje të forta me ortakët e tij.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme