Kronika 8 August 2025, 09:28 Nga VNA

Arrestohet autori i zjarrvënies në Kryeluzaj, përfshihet një sipërfaqe e madhe me pemë frutore

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet autori i zjarrvënies në Kryeluzaj, përfshihet një

Policia e Kavajës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të zjarrvënies që përfshiu një sipërfaqe të madhe toke me pemë frutore në fshatin Kryeluzaj, mbrëmjen e djeshme.Sipas njoftimit zyrtar, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe reagimit në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit G. B., 47 vjeç, banues në Kavajë.

Hetimet paraprake tregojnë se zjarri ka nisur si pasojë e djegies së mbeturinave në tokën e këtij shtetasi, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një zonë të gjerë të mbjellë me pemë frutore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa Policia apelon për kujdes maksimal gjatë përdorimit të zjarrit në ambiente të hapura, për të shmangur incidente të tilla me pasoja të rënda për mjedisin dhe pronën.

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme