Kronika 10 December 2025, 14:07 Nga VNA

Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë që dogji një makinë me vlerë 100 mijë euro

Ndaje në Whatsapp

Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë që dogji një

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pas dyshimeve se ai dogji një automjet me vlerë rreth 100 mijë euro. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Memo Meto”. I arrestuari është identifikuar si Erges Shegani.

Sipas njoftimit të policisë, Shegani dyshohet se dogji mjetin e një 44-vjeçari për motive të dobëta. Pas njoftimit se rreth orës 03:30, më 9 dhjetor 2025, një automjet tip “Audi” në pronësi të shtetasit J.C., 44 vjeç, ishte djegur, shërbimet e Komisariatit Nr. 4 organizuan operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Policia njofton se falë veprimeve hetimore të shpejta dhe operacionit të koduar “Price”, autori u identifikua dhe u arrestua brenda pak orësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe veshjet që i shërbenin Sheganit gjatë kryerjes së krimit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme