Kronika 17 September 2025, 16:16 Nga VNA

Arrestohen dy të dyshuarit për atentatin e dështuar para dy javësh

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen dy të dyshuarit për atentatin e dështuar para dy

Policia e Kukësit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Episodi”, duke vënë në pranga dy persona të dyshuar për një ngjarje të rëndë kriminale të ndodhur më 5 shtator 2025, në lagjen nr. 5 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 të asaj nate, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit H. A., pa shkaktuar të lënduar.

Pas hetimeve intensive, u arrestua autori i dyshuar, Frank Dida, 47 vjeç, banues në fshatin Pobreg, me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Ai akuzohet për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit”.

Në kuadër të të njëjtit operacion, u ndalua edhe nipi i tij, Sami Jeminaj, 23 vjeç, banues në Kukës, i cili akuzohet për “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes dhe nuk ka informuar autoritetet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme