Kronika 15 August 2025, 08:55 Nga VNA

Arrestohen 8 persona në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në fshatin Pirg

Ndaje në Whatsapp
Arrestohen 8 persona në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit në

Policia e Korçës ka arrestuar 8 shtetas në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje në fshatin Pirg, ku u vra një 14-vjeçar me mjet prerës (thikë), dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Në kuadër të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës, vunë në pranga:

E.G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, autor i dyshuar i vrasjes, si dhe për drejtim të parregullt të automjetit. Ai u dëmtua lehtë gjatë konfliktit dhe mori ndihmën mjekësore, duke dalë nga spitali dje.
E.G., 44 vjeç dhe R.G., 44 vjeç, babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi fshehën mjetin prerës.
Katër të mitur nga fshati Zvirinë, të pranishëm gjatë konfliktit, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, pasi tentuan të pengojnë zbardhjen e ngjarjes.
F.Ç., 34 vjeç, banues në Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi tentoi të largohej nga vendngjarja së bashku me 14-vjeçarin.
Gjatë operacionit u sekuestruan thika, automjeti me të cilin tentuan të largoheshin dy shtetasit, si dhe 5 telefona celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

 

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme