Kronika 6 October 2025, 14:38 Nga VNA

Arrest në burg për mjekun Roland Xhaxho, vajzën e tij dhe një stomatologe pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu

Ndaje në Whatsapp
Arrest në burg për mjekun Roland Xhaxho, vajzën e tij dhe

Gjykata e Tiranës firmos 3 masa sigurie lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrje në dhëmbë në klinikën e mjekut Roland Xhaxho.

Për mjekun anestezist reanimator Xhaxho, vajzën e tij Ina Xhaxho dhe stomatologen Marta Gina është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Prokuroria kishte kërkuar masën e arrestit në burg për tre të dyshuarit. Burimet bëjnë me dije se ndaj tyre rëndojnë akuzat vrasje nga pakujdesia dhe mashtrim. Nën hetim janë edhe disa mjekë të tjerë.

Brian Spahiu 3 vjeç, ndërroi jetë në spital disa ditë pasi iu nënshtruar ndërhyrjes në dhëmbë në klinikën e Xhaxhos. Ngritja e akuzës ndaj mjekut, vajzës së tij dhe stomatologes vjen pas ardhjes së aktekspertizës nga Italia.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme