Kronika 5 October 2025, 10:55 Nga VNA

Arrest në burg për dy gjimnazistët që u përleshën me thika në Kamëz

Ndaje në Whatsapp
Arrest në burg për dy gjimnazistët që u përleshën

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për njërin nga 16-vjeçarët e akuzuar për plagosjen e dy bashkëmoshatarëve pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz.

Për të dyti, gjykata vendosi masën “arrest në burg” me afat një mujor. Ky i fundit është edhe vetë i lënduar gjatë konfliktit, në të cilin u përdorën edhe thika.

Përmes avokatit, ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e përleshjes, por ka ndërhyrë për të ndarë shokët e tij.

Ngjarja filloi brenda oborrit të shkollës, por më pas adoleshentët dolën jashtë murit rrethues dhe u përleshën me thika. Në konflikt janë përfshirë rreth pesë nxënës.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme