Kronika 15 February 2026, 12:26 Nga VNA

Arrest me burg për Bardhyl Fushën, akuzohet për grabitjen në tentativë të filialit të Fibank”

Ndaje në Whatsapp
Arrest me burg për Bardhyl Fushën, akuzohet për grabitjen në

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Bardhyl Fushën.

Ai akuzohet për grabitjen në tentativë të filialit të Fibank.

58-vjeçari deklaroi në sallën e gjyqit se veprimin e kreu për shkak të borxheve të shumta.

“E bëra nën presionin e madh psikologjik, në të cilin jetoj prej kohësh për shkak të borxheve që kam”, u shpreh ai.

Fusha hyri i armatosur në bankë dhe, pasi qëlloi me armë, mori nga arka dhe futi në çantë 8 milionë lekë të vjetra. Ai u arrestua pa arritur të dilte nga banka.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme