Kronika 31 August 2025, 21:05 Nga VNA

Arratisje e pazakontë nga trageti, i burgosuri turk i shpëton katër policëve grekë, hidhet me pranga në det

Ndaje në Whatsapp
Arratisje e pazakontë nga trageti, i burgosuri turk i shpëton

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Greqi, ku katër oficerë policie janë vënë në pranga me urdhër të prokurorisë, pas arratisjes së një të burgosuri turk në rrethana dramatike.

Sipas autoriteteve, i burgosuri po transportohej nga burgu i Korydallos drejt qytetit të Mytilenes me anijen e pasagjerëve “Ariadni”. Gjatë udhëtimit në zonën detare mes Kiosit dhe Oinousses, ai arriti të shpëtojë nga mbikëqyrja e policëve dhe, ndonëse i prangosur, u hodh në det.

Mësohet se i burgosuri po qëndronte i shtrirë në dyshemenë e tragetit nën mbikëqyrjen e katër efektivëve. Me një veprim të papritur, ai u ngrit me shpejtësi dhe përfitoi nga një moment i pakujdesisë, kur një qytetar hapi derën që të çonte në kuvertë. Kjo i dha mundësinë të arrinte në skajin e anijes dhe të hidhej në ujë.

I burgosuri ishte arrestuar më 7 korrik 2025 nga autoritetet portuale të Lesvosit për përfshirje në trafikim emigrantësh. Ai po dërgohej për një seancë dëgjimore në Mytilene. Menjëherë pas incidentit, kapiteni ndaloi motorët e anijes dhe nisi operacionin e kërkimit në bashkëpunim me Roja Bregdetare, por përpjekjet për ta lokalizuar rezultuan të pasuksesshme.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa policët përgjegjës për ruajtjen e tij tashmë po përballen me pasojat ligjore për këtë dështim të rëndë sigurie.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme