Kronika 15 January 2026, 11:46 Nga VNA

Arratisja nga spitali, Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet në gjykatë për “Plumbin e Artë”

Ndaje në Whatsapp
Arratisja nga spitali, Altin Ndoci nuk mund të shoqërohet në

Drejtoria e Burgjeve ka njofruar zyrtarisht Gjykatën e Posaçme për arratinë e Altin Ndocit. Shkresa e DPB u lexua gjatë procesit gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë”.

“Nuk mund të bëhet shoqërimi i Altin Ndocit, pasi nuk ndodhet në ambientet e IEVP Durrës, si pasojë e arratisjes së tij nga Spitali Rajonal Durrës. Është shpallur në kërkim nga policia”, citoi gjykata shkresën e Burgjeve. Altin Ndoci akuzohet për vrasjen e Andi Zylifi në kuadër të dosjes Plumbi i Artë. Ai akuzohet edhe për vrasje të tjera.

Në lidhje me situatën, prokurorët e SPAK në sallën e gjyqit i kërkuan gjykatës t’i drejtohet me shkresë për informacion në lidhje me Altin Ndocin, nëse është i shpallur ose jo në kërkim prej saj.

Trupi gjykues vendosi që sot ta shtyjë seancën derisa policia e shtetit ta pajisë gjykatën me shkresën zyrtare që provon se Altin Ndoci nuk ndodhet në adresën e tij të ligjshme.

Seanca e radhës është në 20 janar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme