Kronika 13 January 2026, 16:21 Nga VNA

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri drejtues i burgut të Durrësit

Ndaje në Whatsapp

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri drejtues i burgut të

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka vendosur të pezullojë nga detyra drejtorin e paraburgimit të Durrësit, Endrit Cerloj, zëvendës drejtorin, mjekun si dhe shtatë zyrtarë të tjerë derisa të sqarohen rrethanat e ngjarjes.

Ndoci ishtë trasferuar nga paraburgim në spital për disa vizita mjekësore ku është u arratis nën hundën e policisë së burgjeve.

Nga hetimet e para, fakti që një automjet e priste në parkimin e spitalit, tregon se ai e kishte planifikuar arratisjen. Po hetohet nëse në këtë plan të jetë i implikuar ndonjë zyrtar i policisë së burgjeve apo të strukturave të tjera. Ndoci konsiderohet si një prej njerëzve më të rrezikshëm dhe akuzohet si vrasës me pagesë i organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Franc e Hajdar Copja. Këta të fundit ishin në përplasje të fortë me grupin kriminal të drejtuar nga Erion Alibej.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme