Kronika 17 January 2026, 10:07 Nga VNA

Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuarit dalin para Gjykatës së Durrësi për t’u njohur me masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp

Arratisja e Altin Ndocit, 8 të arrestuarit dalin para Gjykatës së

Në Gjykatën e Durrësit pritet të dalin për masë sigurie tetë zyrtarët e arrestuar pas arratisjes spektakolare nga spitali rajonal i qytetit bregdetar i Altin Ndocit i akuzuar për 5 vrasje në kuadër të organizatës kriminale të drejtuar nga Franc dhe Hajdar Copja.

Të dyshuar për shpërdorim detyrë janë kryeinfermieri Aulon Çuko, zëvendësshefi i komanduar i policisë së burgut, Desdemon Pazaj, si dhe policët e togës së shoqërimit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela. Në pranga është dhe Violeta Uka, përgjegjëse për njoftimin e sallave operative gjatë shoqërimit.

Dje u arrestua ish-drejtori Indrit Cerloj dhe mjekja e burgut u dërgua në arrest shtepie. Të dy pritet të dalin para gjykatës në një tjetër seancë.

Mes të arrestuarve janë: 

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Gjithashtu, ditën e djeshme u arrestua edhe ish-drejtori i burgut të Durrësit, Indrit Cerloj, në kuadër të të njëjtit operacion.

Arrestimi i tij vjen pas shkarkimit nga detyra me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ngjarja ndodhi mesditën e 13 janarit, në Spitalin e Durrësit. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga 2 policët që e ruanin te dera e dhomës spitalore, por gjatë këtij momenti i sulmoi dhe u arratis.

Plani i arratisë ishte i mirorganizuar pasi në dalje të spitalit të Durrësit e priste një “Audi A7”, me targë të vjedhur ditët të para të këtij viti.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme