Kronika 13 January 2026, 13:24 Nga VNA

Arratiset i burgosuri, Altin Ndoci, një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit në vend

Ndaje në Whatsapp

Arratiset i burgosuri, Altin Ndoci, një nga emrat më të

Është arratisur nga i burgosuri, Altin Ndoci, një nga emrat më të rrezikshëm të botës së krimit në vend dhe një prej të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”. Ai ndodhej i shtruar në repartin infektiv të spitalit Rajonal të Durrësit.

I dënuari për 4 vrasje, dyshohet se pasi ka arritur të dalë nga dhoma e spitalit, duke i shpëtuar vëmendjes së oficerëve të policisë, ka ecur përgjatë itinerarit që të çon drejt varrezave të Durrësit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar lidhur me ngjarjen në fjalë duke thënë se, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e policisë, ai ka arritur të largohet nga spitali.

Deklaratë paraprake:

Paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka edhe repartin e sigurisë për të dënuarit.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat përkatëse janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Arratiset i burgosuri, Altin Ndoci, një nga emrat më të

Arratiset i burgosuri, Altin Ndoci, një nga emrat më të

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme