Kronika 18 August 2025, 20:52 Nga VNA

Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar me rrezikshmëri të lartë

Ndaje në Whatsapp
Arratiset nga spitali i Kosturit i burgosuri shqiptar me rrezikshmëri

Një i burgosur shqiptar 28-vjeçar ka arritur të arratiset sot nga spitali i Kosturit, ku po merrte trajtim në repartin kirurgjikal. Pavarësisht se ishte nën mbikëqyrjen e gardianëve, ai u largua në rrethana ende të paqarta.

Policia greke bëri të ditur se i arratisuri është Lulëzim Xibraku, i dënuar për vepra të rënda penale dhe i konsideruar me rrezikshmëri të lartë. Dyshohet se arratisja mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë jashtë burgut.

Për kapjen e tij, autoritetet kanë vendosur pika kontrolli në rrugët kryesore të Kosturit, duke qenë se zona ndodhet pranë kufirit me Shqipërinë.

Video

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme