Kronika 23 April 2026, 14:45 Nga VNA

Arbër Veliaj çon në gjykatë urdhrin e prokurorit Dado për këqyrjen e kontratave

Ndaje në Whatsapp

Arbër Veliaj çon në gjykatë urdhrin e prokurorit Dado

Të hënën, më datë 27 prill, Gjykata e Posaçme do të shpallë vendimin lidhur me një kërkesë të Arbër Veliajt. Pronari i kompanisë “Gogwl” kundërshton një vendim të prokurorit të posaçëm Ols Dado për këqyrjen e disa kontratave.

Arbër Veliaj, përmes avokatit Henrik Ligori, pretendon se urdhri i prokurorit është i paligjshëm sepse në thelb është sekuestrim dokumentash dhe jo këqyrje, dhe në rastet e sekuestrimeve do të duhet të ishte marrë miratim në gjykatë.

Arbër Veliaj është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit po gjykohet në GJKKO për 13 akuza penale, si korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie e shpërdorim detyre.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme