Kronika 16 September 2025, 14:53 Nga VNA

Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për Vangjush Dakon

Ndaje në Whatsapp
Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për Vangjush Dakon

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi të lërë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin me 2 vite e tetë muaj burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Sipas këtij vendimi Dako duhet të rikthehet në qeli, por avokati i tij, tha se i kanë mbetur vetem 10 ditë për të vuajtur pasi ai ka qëndruar 6 muaj në paraburgim dhe 13 muaj në arrest shtëpie. Për dy të bashkëpandehuritArdian Bulku dhe Fiqiri Farruku u la në fuqi dënimi me 2 vite burgim.

Vangjush Dako dhe të pandehurit e tjerë janë cilësuar fajtorë për akuzën e  shpërdorimit të detyrës.

Dako u hetua nga SPAK lidhur me miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë Fakle sh.p.k, pasi ai dhe vartësit e tij i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Dakon edhe për një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Tri ditë më parë, në derën e një hoteli në pronësi të Dakos u vendos një sasi tritoli, e cila u shpërhye në mënyrë të kontrolluar nga policia.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme