Kronika 6 August 2025, 10:41 Nga VNA

APELI konfirmon “arrest me burg” për dy drejtuesit e “Bankers Petroleum”. Lehtësohen masat për disa zyrtarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
APELI konfirmon “arrest me burg” për dy drejtuesit e

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm shpalli sot vendimin për masat e sigurisë për 10 të dyshuarit e dosjes Bankers.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, shtetasin kinez HongPing Xiao, dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg”. Ndërkohë, nga pesë masat “arrest shtëpie”, masa për njërin prej të dyshuarve ndryshoi në “detyrim paraqitje”, për rrethana familjare.

Për tre të dyshuar të tjerë u hoq masa “ndalim i daljes jashtë vendit” dhe mbeti në fuqi vetëm ajo e detyrimit për paraqitje.

Prokuroria e Fierit firmosi 14 masa sigurie për drejtues dhe ish-drejtues të Bankers dhe punonjës të saj, pasi akuzohen për një skemë mashtrimi, ku në 20 vite të operimit në Shqipëri, kompania ka rritur fiktivisht shpenzimet duke dalë me humbje, duke mos paguar taksa, çka ka sjellë një dëm të madh buxhetit të shtetit.

Vendimet e Apelit:

 

Arrest me burg:

Leonidha Çobo
Hongping Xiao

 

Arrest shtëpie:

Lianyi Uang
Ardit Kero
Flavia Capo
Kledi Xhani

 

Detyrim paraqitje (në vend të arrestit në shtëpi):

Doina Goga (për shkak të situatës familjare)

 

 Hiqet ndalimi i daljes jashtë shtetit, mbetet detyrimi për paraqitje:

Majlinda Thana
Matilda Ibraliu
Erton Ademaj

 

 

Video

Një muze në Bremen të Gjermanisë ka hapur një ekspozitë të pazakontë kushtuar qenve të racës dachshund, të njohur për trupin e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Ekspozita The Dachshund: An Icon off the Leash përfshin piktura, fotografi, skulptura dhe objekte të frymëzuara nga kjo racë, mes tyre edhe punime të artistëve të njohur si Picasso, Andy Warhol dhe David Hockney. Por risia më e madhe është se vizitorët mund të marrin me vete edhe qentë e tyre të vegjël. Muzeu ka përcaktuar orare të posaçme dhe hapësira ku kafshët mund të lëvizin e të eksplorojnë.

Policia që duam

Pas përplasjes, protestuesit rikthehen sërish tek Kryeministria

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme