Kronika 5 March 2026, 14:45 Nga VNA

Apeli i Posaçëm rikthen në shqyrtim çështjen Balluku, seanca më 9 mars

Ndaje në Whatsapp

Apeli i Posaçëm rikthen në shqyrtim çështjen

Gjykata e Apelit të Posaçëm do të zhvillojë të hënën, më 9 mars, një seancë gjyqësore për çështjen Balluku, gjatë së cilës pritet të shqyrtojë ankimin e ish-numrit dy të qeverisë, e cila kundërshtonte masën e pezullimit nga ushtrimi i funksioneve. Për shkak se ajo është shkarkuar nga të dy funksionet si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, kërkesa nuk ka më objekt, por gjykata është e detyruar t’i thërrasë palët.

Apeli i Posaçëm e kishte pezulluar ankimin e Ballukut për pjesën që lidhej me pezullimin në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit e rrëzoi kërkesën e kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësonte si antikushtetues vendimin e GJKKO-së për pezullimin e Ballukut. Menjëherë pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Apeli vendosi ta rihapë seancën dhe të shqyrtojë çështjen.

Për Ballukun është në fuqi ndërkohë masa e ndalimit për të dalë jashtë vendit, kundër së cilës ajo ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Nga ana tjetër, më 12 mars Kuvendi pritet të votojë lidhur me kërkesën e SPAK, që kërkon leje për arrestimin e ish-numrit dy të qeverisë. Balluku akuzohet për abuzime me tendera në vlera qindra milionë euro.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme